Sarandë, u aksidentua me motor, zbulohet identiteti i viktimës

Policia e Sarandës ka bërë të mundur identifikimin e viktimës së gjetur pranë kufirit grek në Konispol, ndërsa thotë se ka vdekur si pasojë e një aksidenti. Mësohet se vitkima është shtetasi me iniciale Sh.M., 37 vjeç, banues në Vorë, Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se rreth orës 20:14, në Konispol ka ndodhur një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e një personi. Shërbimet e Policisë pasi kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë konstatuar se në një rrugë rurale, pranë vendit të quajtur “Qesaraj” Konispol, është gjetur një person i pajetë, shtetasi, i cili dyshohet se është aksidentuar duke udhëtuar me një motor pa targa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Defekti në avionin ku udhëtonte kryeministri, Edi Rama mbetet në Singapor

Një avari në avionin e linjës Singapor-Frankfurt raportohet se ka sjellë ndërprerjen ...