Saimir Tahiri i përgjigjet akuzave të Ylli Manjanit

Kliko per me shume info

Lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë ndaj çdo lloj akuze. Ky ka qënë komenti i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Tensionet mes dy ministrave të kabintetit Rama u rritën pas akuzave të Manjanit për kanabisin në Shqipëri dhe kërkesën e tij për ndërhyrjen e ushtrisë. Gjithashtu dhe akuzat e shtuara të Manjanit ndaj policisë së shtetit. Tahiri është përgjigjur shkurt, duke mos dashur të flasë më tepër për këtë temë.

Kliko per me shume info

Ai ishte i pranishëm në një aktivitet të policisë rrugore ku tha se policia është institucioni më i bësuar i shqiptarëve, por ka ende punë për tu bërë është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një aktiviteti në drejtorinë e Policisë Rrugore.

Tahiri tha se beteja për të fituar integritetin brenda policisë duhet të jetë primare, duke theksuar se janë 3 mijë punonjës policië që janë në hetim penal apo disiplinor pasi kanë shkelur ligjin, janë korruptuar apo nuk u kanë shërbyer qytetarëve. “Kjo është këmbana më e fortë e alarmit për secilin prej jush.

Jam i shqetësuar për raportin që krijon punonjësi i policisë me qytetarët dhe për fat të keq ka ende punonjës që e përdhosin uniformën, tallen me detyrën dhe këta duhet të jenë pa asnjë diskutim edhe objekt i punës tuaj”, tha z. Tahiri. /TCH

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here