Ryshfeti 50 mijë euro/ Gjykata e Lartë jep vendimin për Odhise Andrean

Gjykata e Lartë ka dhënë sot vendimin për Odhise Andrea, bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea. Odhise, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë në polici pasi akuzohej bashkë me bashkëshorten për korrupsion pasiv ka mundur t’i shpëtojë burgut, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Ndërsa në polici nuk pranoi të japë shpjegime se si hyri në Shqipëri, në seancën e gjyqit, siç raporton gazetarja Klodjana Lala për BalkanËeb, Andrea pranoi “se kishte zgjedhur këtë mënyrë” (ilegale) për tu kthyer, nga frika se mos e ndalonin autoritetet italiane, si person të shpallur në kërkim prej 7 muajsh.

Ish-Këshilltari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku dyshohet se përfituan 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Por sot në sallën e gjyqit, Odhise Andrea deklaroi se e ka marrë për biznes shumën e parave nga Petraq Dashi, një tjetër i arrestuar për dosjen.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Andrea deklaroi në sallën e gjyqit se edhe udhëtimin në Itali e kishte planifikuar para ndalimit dhe se nuk ishte arratisur nga vendi.

Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. Ndërsa vendimi që shkoi në favor të palës që kishte paguar shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë. Në burg për këtë çështje janë Ilia Çabiri dhe sekseri Petraq Dashi, ndërsa me “detyrim paraqitjeje” shtetasja Eleni Lino.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kontrolli në banesë, arrestohet 34-vjecari, ja ku e kishte fshehur drogën

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e ...