Rusia nis tërheqjen ushtarake nga Siria

Ushtria ruse ka njoftuar se ka filluar ta zvogëlojë praninë e saj në Siri, sipas raportimeve të mediave që e citojnë gjeneralin e shtabit të ushtrisë ruse.

“Në pajtim me vendimin e komandantit suprem të forcave të armatosura të Rusisë, Vladimir Putin (presidenti i Rusisë), ministria ruse e mbrojtjes ka filluar reduktimin e pranisë së armatosur në Siri”, është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë gjenerali Valery Gerasimov.

Ai gjithashtu është cituar të thotë se flota e marinës ruse e udhëhequr nga aeroplan mbajtësja Admiral Kuzentsov,e cila operonte nga Deti Mesdhe, afër Sirisë, do të jetë e para që kthehet nga Siria.

Putin në muajin dhjetor ka thënë se Rusia është pajtuar për reduktimin e pranisë ushtarake në Siri sipas marrëveshjes së armëpushimit që garantohet nga Moska dhe Ankaraja.

Putini në muajin mars ka njoftuar se Rusia do e tërheqë pjesën më të madhe të kontigjentit të sja ushtarak nga Siria.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Të pakën pesë viktima nga rrëzimi i helikopterit

Një helikopter i ushtrisë ukrainase u rrëzua sot në lindje të Ukrainës, ...