Rruga e Kombit e kalueshme dhe pa zinxhirë, hidhet vazhdimisht kripë

Situata e ngricave dhe borës në Rrugën e Kombit është ende në vështirësi për shoferët, por është e kalueshme dhe pa zinxhirë. Mësohet se borëpastrueset vazhdojnë të largojnë dëborën, ndërkohë që paralelisht hidhet kripë për të eliminuar ngricat.
Janë 5 mjete të firmës kontraktore, të cilat lëvizin përgjatë 24 orëve për të mbajtur hapur pa probleme Rrugën e Kombit. Po ashtu i kërkohet drejtuesve të mjeteve që përgjatë segmentit Fan-Kalimash të lëvizet me kujdes për të shmangur aksidente të mundshme.
Përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse të këtij segmenti thonë se do të vijojnë të mbeten në rrugë për të tejkaluar këtë situatë, por gjatë natës sërish kërkohet kujdes më i madh për shkak se temperaturat zbresin ndjeshëm poshtë zeros dhe mund të krijohen ngrica.
Që prej datës 6 janar të këtij muaji kur nisen dhe reshjet e dëborës, situata në Rrugën e Kombit ka qenë e vështire, por falë gadishmërisë së kontraktorëve ky segment rrugor nuk është bllokuar asnjëherë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Policia publikon videon, si u arrestua në Vlorë autori i tri vrasjeve tek Uji i Ftohtë

Policia e shtetit ka publikuar videon nga operacioni i zhvilluar naten qe ...