Rreth 1800 punonjës të OSHEE për riparimin e avarive, ja zonat pa drita

Moti i keq në vend ka lënë shumë zona pa energji elektrike. Mësohet se rreth1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq. Sipas OSHEE në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.
Aktualisht, rajonet më të prekura nga difektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit , i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.
Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.
Zonat qe jane pa energji aktualisht:
Rajoni Tiranë:, Qesarake pjeserisht, Pjeserisht Sauk, Zona prane Ish Komb Misto Mame, Pjeserisht Zalle Bastar, Tufine Pjeserisht, Pjeserisht Paskuqan.
Rajoni Durrës: Pjesa Perendimore Spitalle, Pjeserisht Golem/Kavaje.
Rajoni Elbasan: Lunik Pjeserisht; Kodovjat Pjeserisht, Labinot pjeserisht.
Rajoni Berat: pjeserisht Potom/Skrapar; Pjeserisht Roshnik/Berat.
Rajoni Fier: Pjeserisht Dukas, Pjeserisht Pojan..
Rajoni Korce: pjeserisht Bucimas/Pogradec (vetem 3 kabina); pjeserisht Velcan/Korce.
Rajoni Gjirokaster: Pjeserisht Zagori.
Rajoni Shkodër: Shengjin, Qelez, Kelmend.
Rajoni Kukës: Pjeserisht Cernaleve, Zaje, Pjeserisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, Pjeserisht Cahan, Surroj.
Rajoni Burrel: Zajse, Fushe Gjorme, Pjeserisht Bardhaj, Pjeserisht Fan, Shupemze, Lagja 6 ne Lac.
Duke u krahasuar me pikun e mungeses se energjise, e cila ishte e lidhur me pikun e kohes se keqe ne dt 06.01.2016, theksojme se eshte rithyer energjia tashme ne gati 82% fiderave te abonenteve.
Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pushtohet Fieri, ja çfarë po ndodh

Banorët e Fierit janë vendosur pranë bashkisë së qytetit, duke protestuar. Mësohet ...