Rrëfimi befasues i Xhemi Shehut: Hyra në “TCh” 20 vjeçe, tani ka ardhur koha të heq dorë…

36
Kliko per me shume info

Prezantuesja e “Portokalli” në Top Channel, Xhemi Shehu, është padyshim një prej figurave më të dashura të ekranit. Xhemi është nga ato personazhet pozitivë për të cilën dëgjohen, thuhen e shkruhen vetëm fjalë të mira.
Por pavarësisht kësaj ajo shpesh e mendon që të ikë nga televizioni për shkak të natyrës diskrete që ka. Drejtuesja e disa formateve të rëndësishme në TCH e kujton fare mirë ditën e parë kur shkeli në televizionin ku punon dhe sot:

“Kam hyrë për herë të parë në “Top Channel” në vitin 2003, isha 20 vjeçe. U zhvilluan audicionet për edicionin e dytë të “Fiks”-it. Dikush më pati thënë atëherë që po të pish ujë me sheqer qetësohesh. E mbaj mend që kam pirë shumë ujë me sheqer gjatë atij audicioni. Dhe nuk e kisha parashikuar që udhëtimi im do të ishte kaq i gjatë”, thotë ajo në divanin e studios së “Pasdites” së Jonida Shehut, raporton revista “Who”.

Kliko per me shume info

Më tej Xhemi ka treguar për natyrën diskrete që ka, që gjithnjë e ka peguar të bëjë një punë kaq publike. “është shumë e çudtishme në fakt që unë jam ende në televizion sepse jam shumë tip diskret. Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes. Nuk më pëlqen që të dukem shumë dhe këtë përpiqem që ta shmang sa herë që më jepet mundësia duke mos postuar shumë foto në rrjetet sociale, duke evituar këto daljet apo festat e ndryshme në kryeqytet. Dhe gjithmonë në çdo program që kam bërë kam thënë “ky do të jetë i fundit, nuk do të dal më, do heq dorë”. Kështu them edhe për këtë sezon. Kështu kam thënë gjithmonë. Unë shoh vetëm “Portokalli”-në por edhe më përpara kur nuk e drejtoja vetëm atë shikoja. Tani e shoh por e shoh vetëm, asnjëherë me familjen. E shoh më një sy kritik dhe them me vete ‘këtë gjë do ta përmirësoj’ por se bëj asnjëherë”, shpjegon moderatorja.

Shehu tregon gjithashtu se të vegjëlit e saj janë mësuar me idenë që kanë një mami prezantuese e nuk i bën asnjë përshtypje. “Djemtë nuk i kam marrë asnjëherë në ambientet e punës. Martini është rritur me këtë frymën që unë punoj në televizion, jam prezantuese. Po i duket krejt normale, nuk sheh asgjë të çuditshme”, tha Xhemi Shehu.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here