Rrëfimi/ Refugjatja nga Iraku bie në dashuri me policin kufitar që në shikimin e parë(Foto)

54
Kliko per me shume info

Një histori e pazakontë dashurie mësohet të ketë ndodhur mes një vajze nga Irani dhe një polici kufitar, që në momentin e parë që u shikuan.
Një ditë, marsin e shkuar, 20-vjeçarja Noora Arkavazi dhe familja e saj; prindërit, vëllai më i vogël dhe motra, arritën kufirin serb.
Ata ishin larguar nga shtëpia e tyre në Diyala, Irak, muaj më parë, me shpresën për të mbërritur në Europë e për t’i shpëtuar konfliktit të përgjakshëm mes militantëve të ISIS dhe koalicionit qeveritar në Irak.
“Po udhëtonim si mijëra refugjatë të tjerë”, rrëfen ajo, përcjell GSH.
Bobi Dodevski ishte i vetmi oficer policie në detyrë që fliste anglisht atë ditë.
Noora dhe Bobi thanë për CNN se ranë në dashuri me njëri-tjetrin menjëherë dhe në qershor u martuan. Çifti tani jeton në Kumanovë, Maqedoni.
Në muajt që pasuan takimin fatlum mes Bobi dhe Noora, familja e saj vazhdoi rrugëtimin për në Gjermani, ku kërkuan azil.
Ajo vendosi të qëndronte në Maqedoni me Bobin. Noora flet disa gjuhë, kështu që tani i kalon ditët duke punuar për Kryqin e Kuq.
Bobi, i cili ka punuar si oficer policie për 15 vjet, është zhvendosur në kufi vitin e shkuar për shkak të krizës së refugjatëve.

 

Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here