Rrefimi/ “Më hutuan dhe bëra seks tresh, por pas zgjimit kuptova çfarë kisha humbur”

Një 29-vjeçar i cili prej më shumë se 5 vitesh është i lidhur me vajzën që e kishte dashuruar që në fillim, ka përfunduar duke bërë seks tresh me mikun e tij dhe një femër tjetër.

Pas kësaj, ai ndihet i zhgënjyer me veten dhe në faj me të dashurën, prandaj përmes një letre i kërkon ndihmë psikologes së “The Sun” për të vepruar ashtu siç duhet.

Kliko per me shume info

Letra e djalit

“E dashura ime është personi më i rëndësishëm që kam dhe e dua me gjithë shpirt si ditën e parë. Asnjëherë nuk e kam tradhtuar, dhe lidhja jona ka qenë e mrekullueshme.

Por para disa kohësh dola me miqtë e mi për një birrë, ashtu sikurse bëj çdo të premte dhe e dashura ime gjithmonë më lejon. Por njëri prej shokëve kishte ditëlindjen atë natë dhe pas birrës na çoi në një klub. Pasi kishim pirë disa gota, ai thërret një vajzë, që paguhej për të fjetur me klientët, dhe ma solli mua.

Unë e refuzova por si më shaka nisën duke më ngacmuar. Më pas shoku im u ngrit dhe më tha se do të shkonim në dhomë të tre. Ashtu ndodhi, shkuam në dhomë dhe bëmë seks tresh.

Isha tepër i dehur që arrita në këtë veprim dhe e urrej veten që e bëra. Por tani nuk di a t’i tregoj të dashurës apo jo?!”

Përgjigjja e psikologes

“Vërtetë ke bërë një gabim, por nëse je penduar dhe nuk e ke dashur këtë akt, atëherë mirë do të ishte të flisje me të dashurën dhe t’i sqaroje çdo gjë duke i kërkuar falje dhe duke i premtuar që kurrë nuk do ta tradhtosh”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here