Rrëfimi/ “E dashura u lidh me një tip me shumë lekë, por bën seks me mua”

Soft

Një 25-vjeçar i ka rrëfyer psikologes së “The Sun” historinë e tij të dashurisë. Ai ka rrëfyer se si rrodhën ngjarjet me të dashurën e tij dhe përse u ndanë pas 3 vitesh lidhjeje. Por jo vetëm kaq, ata tashmë janë ritakuar dhe kanë një lidhje intime, por vajza vazhdon të jetë e lidhur edhe me një djalë tjetër.

Letra e djali

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas tre vitesh lidhje, e dashura më la duke më thënë se karakteret tonë ishin shumë ndryshe. Por vetëm pak kohë më vonë mësova se ajo ishte lidhur me një tip i cili kishte shumë para dhe një makinë të mirë. Kjo më lëndoi shumë sepse vërtetë e doja atë vajzë, por u mundova ta mbaja veten të fortë.

Por pas disa kohësh ajo më shkruan dhe më thotë se ishte ndarë nga i dashuri dhe se ndihej shumë keq. U takuam dhe nisëm të pinim, deri sa përfunduam duke bërë seks. Në fakt ritakimi jonë ishte fantastik, por dy ditë më vonë ajo më thotë se ishte pajtuar me të dashurin dhe donte të mbeteshim vetëm miq.

Nuk vonoi shumë kur më shkruan sërish dhe më thotë se tani i kishte mbyllur përfundimisht gjërat me të. U gëzova dhe fillova të mënoja edhe një herë jetën me të. Por jo, historia u përsërit… dhe vazhdoi edhe për dy herë të tjera i njëjti muhabet.

Tani jemi kthyer sërish bashkë, por nuk di si ta bëj të mos kthehet më me të sepse vërtetë e dua shumë”

Përgjigjja e psikologes

“Ajo që duhet të bësh është të qartësosh mendimet e tua si fillim, të diskutosh me vajzën dhe t’i kërkosh ose të kthehet përfundimisht me ty ose të mos keni asnjë lloj kontakti asnjëherë më.

Nëse vazhdoni kështu do të lëndoheni të dy, por më shumë ti”.

ME TE LEXUARAT