Cristiano Ronaldo i jep fund pushimeve

Zinedine Zidane i ndërpret pushimet Cristiano Ronaldos. Trajneri i Realit të Madridit vendosi ta linte jashtë 11-shes së titullarëve yllin e klubit madrilen për takimin kundër Sevillas, i vlefshëm për Kupën e Mbretit, kjo edhe për faktin se sulmuesi është me pushime.

Sidoqoftë tekniku ka vendosur që 4 herë fituesi i “Topit të Artë” t’i japë fund periudhës së relaksit dhe ka deklaruar se të shtunën në takimin kundër Granada-s, Ronaldo do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Gjithashtu ai shtoi se portugezi ka pasur mjaftueshëm pushime për të rikuperuar fuqitë e tij, transmeton supersport.

“Për Cristiano Ronaldon nuk do të ketë më pushime. Besoj se edhe ai vetë është dakord me këtë që them unë. Në takim e së shtunës kundër Granada-s ai do të jetë titullar. Jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për shumë të tjera. Ai është një futbollist që bën diferencën dhe skuadra ka nevojë për të. ”

Më tej Zidane vlerësoi skaudrën për paraqitjen dhe fitoren e thellë me rezulatin 3-0 kundër Sevillas. Sipas tij kjo fitore i bën mirë ekipit në prag të rinisjes së kampionatit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ish-ylli i futbollit akuzohet për terrorizëm

Mohamed Aboutrika është përfshirë në listën e të kërkuarve për terrorizëm. Legjenda ...