Ronaldo flet për djalin e tij: I thonë shpesh që dikush luan më mirë se babai yt

10
Kliko per me shume info

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo në një intervistë për stacionin egjiptian ON TV para ndërrimit të viteve u shpreh se viti që sapo kaloi kishte qenë më i jashtëzakonshmi për të, si në aspektin profesional ashtu edhe personal.
Ai foli për paratë duke thënë se pavarësisht se ishin shumë të rëndësishme për t’i krijuar një jetë komode, nuk ishin gjëja më e rëndësishme për të. Portugezi tregoi edhe që djalit të tij Cristiano Junior shpesh i thonë: “Dikush tjetër është lojtar më i mirë se babai yt, por ai është mësuar tashmë me këtë, dhe i shpërfill të gjitha, ashtu siç bëj unë. Edhe pse dua që im bir të bëhet futbollist nuk do t’i ushtroj presion për asgjë. Dua të bëhet çfarë të dojë. Për momentin më e rëndësishme është shkolla”.

4-herë fituesi i Topit të Artë rrëfeu dhe planet për të ardhmen: “Objektivi im është të vazhdoj kështu. Më kanë mbetur edhe disa vite të tjera si futbollist, sapo kam firmosur një kontratë të madhe me Real Madrid dhe Nike. Jam shumë i kënaqur. Për moshën time këto janë dy arritje madhore dhe prandaj motivohem për të punuar më shumë”.

Kliko per me shume info

Ronaldo sapo mbylli një vit plot trofe, Champions League, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës me Real Madrid, dhe Kupën e Europës me Portugalinë. Në fund u kurorëzua me Topin e Artë.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here