Rikthehet energjia elektrike në Kukës dhe Has, shumë zona të tjera ende në terr

12
Kliko per me shume info

Moti i keq në vend ka sjellë ndërprerje energjie në disa zona të vendit. Ndërkohë, vetëm pas 24 orësh është rikthyer energjia elektrike në Kukës e Has dhe rrethinat përreth tyre. Shkak i ndërprerjes së dritave ka qenë një defekt në linjën 110 kV Kalimash-Kukës pas motit të keq që ka përfshirë vendin, me ngrica dhe reshje bore.

ZONAT PA ENERGJI ELEKTIKE
Ndërkohë, raportohet se probleme me energjinë elektrike ka në disa qytete. Mësohet se “Lagja 5” në Pogradec, Buçimasi dhe Liboniku janë pa drita. Po ashtu, pa energji janë edhe Tregan, Bradasheshi, Stravaj si dhe Rrjaca. Të njëjtat probleme has dhe Prenjasi, fshati Orenjë, Lunik, dhe pjesërisht Pajova. Sakaq, ndërprerje të energjisë elektrike ka dhe në Kombinat, Zallbastar, Mullet, Ibë, Valias si dhe Tufinë. E njëjta situatë është edhe tek Shkëmbi i Kavajës, Ballajgolem, Xhafezotaj, Gjiri i Lalzit, Katund Sukth, Romanat dhe Rrashbull. Në terr janë dhe fshati Dilkinisht, Bardhaj, Gore, Shullaz, Kaçinar, Mamurrasi, Shupezë, Derjan dhe Rrësheni.

Kliko per me shume info

Gjithashtu pa energji vazhdojnë të jenë dhe: Guri i Kuq, Fan, Fushë Shullaz, Blinisht, Mamëz, Shemri, Fajzë, Pac, Lekbibaj, Helshan, Kishaj, Margeganjë, Bicaj, Topojan, Shishtavec, Rrapë, Iballë, Kaçinar, zona e parkut Fushë Arrëz, Bajza, Kelmend, Velipojë Zues, Lufe dhe Dobraçi.

ORA 10:40- DEKLARATA E OST
Pavarësisht kushteve të motit dhe terrenit të ashpër, OST sqaron se ekipet e specialistëve vazhdojnë punën pa ndërprerje në terren, duke ezauruar çdo mundësi për rikthimin e furnizimit me energji të kësaj zone.

“Në një rast u ballafaquam me kalimin në hipotermi të specialistit të linjave, Ramadan Hallaçi, 57 vjeç, mbi 25 vjet teknik linjash. Punonjës i Njësisë Operative Shkodër, pjesë e OST. Mbrëmë ishte në detyrë në brigadën e Kukësit, ku pasi riparoi pjesën e parë të linjës 110 kV Kalimash – Kukës të dëmtuar nga dëbora, vijoi punën për pjesën tjetër të linjës, mbi 20 km të gjatë. Pas më shumë se 7 orë punë në shtyllë dhe në terren të vështirë, në zonën e Qaf Malit, me temperaturë -9* celsius, punonjësi pësoi hiportermi. Aktualisht po kurohet në spitalin e Kukësit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Theksojmë se nga ana e OSHEE, është e pamundur të ndërhyhet për riparimin e defekteve, pa riparuar më parë OST linjat e tensionit të lartë.”, citohet në deklaratën e OST-së./balkanweb/


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here