SITUATA/ Bëni kujdes, edhe sot i ftohti polar në Shqipëri. Ja kur rikthehet dëbora

Aktualitet

E shtuna ka qenë dita me e ftohtë e janarit në Shqipëri, ku temperaturat kanë arritur vlera ekstreme.

Mësohet se temperaturat kanë rënë deri -3 gradë në bregdet, deri -7 zona e ulët dhe -15 gradë në qytetet e zonave malore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në zonat e thella malore termometri ka shënuar deri -18 gradë. Sipas "Meteoalb" dita e dielë nuk do të ketë përkeqësim të situatës termike ku temperaturat do të qëndrojnë pak a shumë në të njëjtat vlera.

E hena sjell rritje të lehta të temperaturave.

Ndërkohë reshjet do të rikthehen ne zonat malore me datë 10 Janar por ne sasi te pakta.

ME TE LEXUARAT