Rikthehet bora por ja cfarë ka rezervuar moti për në fundjavë…

Dëbora në Sarandë, Himarë e në të gjithë bregdetin e jugut erdhi si pasojë e një zonë të trazuar me qendër në detin Egje, e cila ka shtyrë ajrin e ftohtë drejt veriut të Greqisë dhe jugut të vendit tonë. Ashtu siç pritej, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, bora zbriti në nivelin e detit, thotë thotë meteorologjia e Top Channel Rezarta Xhakollari.

“Sot në mbrëmje vonë, reshjet e dëborës do të intensifikohen edhe në zonën qendrore, ndërsa pritet të prekin edhe zonën e Lezhës dhe të Shkodrës. Ditën e premte pritet të riaktivizohen masa të paqëndrueshme atlantike, të cilat do sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në ditën e shtunë, reshjet e shiut do të prekin të gjithë vendin, në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës me intensitet në lartësitë mbi 500 metra mbi nivelin e detit. Të premten, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, deri në 13 gradë celsius në bregdet”, thotë meteorologjia e Top Channel.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen detaje të reja nga krimi në Greqi, në shtëpinë ku u vra çifti i shqiptarëve

Media greke Protothema.gr ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u ...