Retrospektivë: Fotoja historike rishfaqet në media

Soft

Kjo foto, që daton jo më larg se prilli i vitit 1985, është kapur rrugëve të Växjö në Suedi gjatë një proteste nga Partia Neo-Naziste e Perandorisë Nordike. E rikthyer në ndërgjegjen e njerëzve, në këtë imazh shprehet qartë indinjimi i kalimtares polako-suedeze, për faktin që i duhej të ndante hapësirën publike me një fashist. Ky indijim ka ardhur dhe si pasojë e dërgimit të mamasë së gruas në fjalë në një kamp përqëndrimi, raportojnë mediat. Fotografia bardhë e zi e Danuta Danielsson, që paraqet këtë grua duke hedhur çantën në drejtim të një Neo-Nazisti, vazhdon të jehojë për shumë si një klithmë e heshtur.

Gjatë javëve të fundit, në mes të një vale protestash në Amerikë dhe përgjatë Europës të ngacmuara nga rezultatet e zgjedhjeve dhe referendumeve, imazhi i 38 vjeçares Danielsson duke u turrur në urrejtje të plotë ka përjetuar një rigjallërim, shoqëruar me thirrjen: “Bëhu gruaja që gjuan me çantë në dorë një Neo Nazist, personin të cilin do ta shohësh duke vepruar në botë”.

/ BBC Culture

ME TE LEXUARAT