Reshjet e dëborës në Gjirokastër, izolohen 11 fshatra në Frashër

Kliko per me shume info

Reshjet e dëborës në jug të vendit kanë nisur të bëhen alarmante. Në Gjirokastër, dëbora ka vijuar përgjatë gjithë natës, por dhe në Sarandë kanë vijuar reshjet e borës.
Në Gjirokastër zona e Zagories dhe Pogonit jane aktualisht të izoluara. Informohet se Aksi nacional Përmet- Ersekë është i bllokuar dhe nuk funksionon dogana e pikës kufitare “Tre Urat”.
Mësohet se në njësinë administrative Frashër janë izoluar 11 fshatra.
Trashësia e borës vijon nga 15-20 cm, ndërsa zonat më problematike mbeten Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore, është në gatishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve.
Efektivët u kanë bërë thirrje banorëve të Gjirokastrës që edhe në qytet të qarkullojnë me mjete të pajisura me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit.
Një aksident fatmirësisht pa pasoja të rënda është shënuar pranë hyrjes së spitalit ku mjeti ka përplasur një këmbësor.
Sipas Ministrisë së Transportit, vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë.
Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm.
Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë
Në Sarandë, reshjet e borës kanë vijuar përgjatë gjithë natës, dhe qarkullimi i mjeteve rekomandohet të bëhet me zinxhirë.
Policët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here