Reshjet e dëborës, normalizohet situata në Vlorë, Llogaraja e kalueshme

Aktualitet

Situata e reshjeve të dëborës në jug të vendit ka nisur të normalizohet. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike në orën 7 të mëngjesit në Qarkun e Vlorës nuk ka rreshje dëborë dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme për mjetet, me përjashtim të disa akseve ku duhen përdorur zinxhirat.

Në akset e Qafës së Llogarasë dhe Qafën e Muzinës, janë hedhur edhe skorje e kripë për të mos patur probleme nga ngricat.

Gjatë natës janë planifikuar shërbime policore në Qafën e Llogorasë dhe atë të Muzinës, për rregullimin e qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë probleme ka pasur me ujin e pijshëm, ku në disa fshatra të qytetit për shkak të ngricave kanë ngrirë tubacionet dhe disa fshatra nuk furnizohen me uje te pijshëm.

ME TE LEXUARAT