Reshje masive dëbore në Gjirokastër dhe Sarandë, ja akset rrugore problematike(Foto)

Kliko per me shume info

Reshjet e dëborës kanë mbërthyer dhe jugun e vendit. Mëngjesin e sotëm, qyteti i Gjirokastrës dhe Sarandës janë zgjuar të mbuluar nga dëbora. Mësohet se në Gjirokastër dhe fshatrat përreth bora ka nisur që prej mesnatës së djeshme, ndërsa vijon të bjerë. Si pasojë e ngricave një 60-vjeçar me inicialet H.Ç është rrezuar në rrugë dhe dërguar në spital nga zjarrfikësit.
Në Gjirokastër aktualisht ka rënë rreth 15 centimetër borë, në Përmet 7 centimetër, në Tepelenë 4 centimetër. Ndërkohë të gjitha akset në qarkun e Gjirokastrës dhe rruga për në Sarandë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Situata më problematike paraqitet tek “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë”, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore, është në gatishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Policia i bën apel qytetarëve të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Reshjet e dëborës janë rikthyer dhe në juglindje të vendit. Në qytetin e Korçës trashësia e dëborës arrin në 10 centimetra, ndërsa në zonat rurale arrin në 25 centimetra. Në Ersekë trashësia e dëborës arrin në 30 centimetra. Sipas policisë të gjitha akset rrugore në këtë qark janë të kalueshme me zinxhirë. I bllokuar vijon të mbetet aksi rrugor Ersekë-Leskovik, ndërsa vijon puna për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjitha akset.

Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here