Replikat/ Qytetari:Tani që i paguajmë, pse nuk kemi drita? Rama: Bëj durim!

15
Kliko per me shume info

Bisedat me qytetarët janë bërë një zakon për kryeministrin Rama. Një qytetar është ankuar dukë thënë se pse nuk ka drita, në një kohë kur bora ka mbuluar anembanë vendin. Për këtë çështje, ai e akuzon se janë futur qytetarë në burg, pse nuk kanë paguar dritat. Por Rama nuk e ka lënë me kaq, duke thënë se nuk duhet të dëgjojë propagandën e baltës dhe se ndërprerjet ndodhin pasi linjat janë ende tejet të amortizuara dhe investimet ende nuk jane shtrirë në të gjithë rrjetin.

Ky nuk ka qënë rast i vetëm që Rama i është kthyer me një përgjigje të detajuar komentuesve, madje në këtë rast ai është shprehur i rebeluar. Qytetari shprehet se nuk ka nevoje te luftohet korrupsioni ne baze, kur eshte duke lulezuar ne qeveri. Për këtë Rama i’a kthen në këtë mënyrë:

Kliko per me shume info

“Tani Tani e para e punes une t’u drejtova me emrin qe ke zgjedhur te vendosesh ketu dhe nuk ironizova emrin tend! E dyta te ktheva pergjigje per çfare kishe shkruar rromapertoma dhe nuk i’u pergjigja popullit, po ty, personalisht, ne kete dritare ku flas hapur e pa protokoll e ku nuk gjej arsye per t’ia pertuar t’i pergjigjem shqip e troç, kujt si “popull” komenton me “sportivitet” çfare e si ti teket!

E treta, ky sherbimi qe ti e more per numer telefonik “spiunimi” eshte pikerisht qe mos shkosh ik e eja larteposhte, po te shkosh ne deren e duhur, pasi ke shterruar ne telefon gjithe pyetjet e nevojshme!

E katerta, une nuk lidh me Shqupin çdo koment qe nuk me pelqen po çdo koment qe mban era Shqup, nderkohe qe tendin konkretisht nuk e lidha me Shqupin po me fyerjet e tua, per te cilat si “popull” nuk ke asnje autorizim te vecante ti besh, jo me mua po me askend!

Dhe e fundit, me vjen shume mire qe ti me kerkon mua qe sherbimet ne Shqiperi te jene njesoj si ne Suedi, sepse kjo tregon besim te madh e natyrisht eshte vleresim i madh, por une nuk kam nje shkop magjik i dashur Tani Tani qe ta bej realitet Shqiperine suedeze ne tre vjet e pak qeverisje!

Keshtu qe, per ta mbyllur, meqe me ke sugjeruar te mesohem te shikoj realitetin dhe zgjohem nga bota e endrrave te mia (ku pashe edhe komentin tend me fyerje e me spiune), edhe une po te sugjeroj diçka shume me modeste: Mesohu te komentosh me miresjellje se miresjellja te sjell edhe me shume qartesi ne shprehjen e mendimeve. Te uroj çdo te mire”.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here