REPLIKAT/ Komentuesi: Na rropën policët, grave po u marrin edhe këpucët!, Rama: O sorrë, po flet në hava!

Komentet në Facebook mes Ramës dhe popullit të tij vazhdojnë. Së fundmi një qytetar nga Vlora i shoreh një shqetësim kryeministrit, duke i thënë se Policia në Port po u merr ryshfet emigrantëve të shumtë që kanë ardhur me traget për festat e fundvitit. Por si gjithnjë, Rama nuk ka kursyer jo vetëm replikën por edhe ironinë me komentuesin që në rrjetin social prezantohet si “Eagle Black” e që kryeministri i drejtohet herë si shqiponjë e zezë e herë si sorrë.
Ja ‘biseda’:

KOMENTUESI: Po atyre policave të Vlorës që të marrin lekë për kafe (20 deri në 200 euro) sa herë dalin shqiptarët nga porti me traget në drejtim të Italisë edhe jo vetëm lekët një zonje që ishte pas meje policia i mori këpucët se i pëlqyen!
EDI RAMA: Vërtet, po ti o Shqiponjë e Zezë çfarë bëre kur pe që zonjës i morën këpucët(?) apo vazhdove të fluturosh mbi ngjarjet? Edhe kur merresh me thashetheme do një karar se pastaj edhe shqiponjë të jesh ngjan si sorrë
KOMENTUESI: Sikur të kishe dhënë zgjidhje edhe mos të vidhte vetë shteti, nuk do zgjidhja të jetoja jashtë Shqipërisë si shumë si puna ime që studiuan edhe e braktisën vendin për një jetë më të mirë!
EDI RAMA: Aha, domethënë i pe këpucët që i’a morën asaj gruas dhe nuk
bërë asgjë po vazhdove rrugën për një jetë më të mirë
KOMENTUESI: Po ç’ti bëja me shtetin nuk merresh dot! Për fat të keq haraçin ta kërkojnë akoma! Unë them ujku ju kërkoni gjurmët!
EDI RAMA: Jo ti nuk po thua ujku, po flet në hava

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

55 vota pro dhe 20 kundër, kuvendi shkarkon kreun e AMF

Kreu i AMF-së, Enkeljeda Shehi u shkarkua ditën e sotme në Kuvend ...