Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet dy pozicione

25
Kliko per me shume info

Kombëtarja shqiptare humbet dy pozicione në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Nga vendi i 49-të, kuqezinjtë kanë rrëshqitur në të 51-in, edhe pse nuk kanë patur qoftë një ndeshje gjatë muajit dhjetor, sikurse të gjitha përfaqësueset evropiane. Në rënien e Shqipërisë në këtë klasifikim ka ndikuar ngjitja e Republikës Demokratike të Kongos në vendin e 49-të dhe e Nigerisë në të 50-tin shkruan “Supersport”.

Ky është një nga pozicionet me të këqija të Shqipërisë gjatë viteve të fundit si rezultat e dy humbjeve radhazi me Spanjën dhe Izraelin.

Kliko per me shume info

Rekordin historik kuqezinjtë e shënuan në verë të 2015-ës, me vendin e 22-të në botë.

Asnjë ndryshim sa i përket dhjetëshes së parë të renditjes së FIFA-s. Kryeson me 1506 pikë Belgjika, më pas vijnë Argjentina, Spanja dhe Gjermania, pozicioni i pestë i përket Kilit, ndërsa top listën e mbyllin Brazili, Portugalia, Kolumbia, Anglia dhe Austria.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here