Reforma në Drejtësi, Nishani: Në vitin 2017 të flasi me vepra

Kliko per me shume info

Presidenti i vendit, Bujar Nishani në mesazhin e tij me rastin e ndërrimit të viteve, ka deklaruar se 2017 duhet të jetë viti ku të kurorëzohen “ngjarjet historike”, siç i ka quajtur ai, të verifikuara në 2016-n.

“2017-a duhet të jetë viti që reforma në drejtësi të flasë me vepra”, ka deklaruar Nishani. Gjithashtu, ka vijuar ai, në vitin 2017 “shqiptarët presin dhe meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Kliko per me shume info

Krahas “ngjarjeve historike”, për Nishanin viti që lëmë pas ka patur edhe disa “njolla të zeza”. “Viti 2016 ishte një nollë e zezë përsa i përket kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri”, ka thënë Nishani.

Gjithashtu, ai ka uruar të gjithë sofrat shqiptare.
“Sonte është nata e miliona urimeve për një vit më të mirë e më të mbarë. Urimin e parë e kam për fëmijët, që janë bukuria e shtëpive tona dhe shpresa e së ardhmes. Një urim të veçantë edhe për bashkatdhetarët që sonte nuk festojnë pranë familjeve, si dhe për forcat tona ushtarake në Afganistan dhe kudo tjetër”, ka shtuar Nishani.

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. ty nuk te pyet njeri fare, ti ke qene nje kukull e kurdisur ne duart e saliut dhe vetem gjynahe ke bere. Ke goje dhe flet, me mire qepe. Rri dhe ca muaj sa te vije dita te qerrohesh nga ai post, dhe nje shqelm bytheve te vesh ne te sat eme, debil burre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here