Refleksione mbi grevën studentore të 2 marsit 2015

Politikë

Nga Marlin Muca

Në këto ditë historike dhjetori kur të përlyerit e tranzicionit rikujtojnë veten e tyre të para 26 viteve,të veshur me pardesy të bardha, me dy gishta që tundeshin frenetikisht,m`u kujtua greva e studenteve të zhvendosur nga universitetet private te ai publik,bashkë me tragjedinë dhë harresën komike që shoqëroi këtë ngjarje. Gjëja e parë që mund t`iu bjere në sy është titulli. Si një njeri, i apasionuar pas fakteve,historise se afert apo te larget,mund të konsiderohem i falur sa i përket kësaj date të pakuptimtë. Greva ka patur gjithomë. Grevat i përcmon cdokush,kudo dhe kurdo. Neper greva jane djegur njerez,teksa 20 metra larg grevisteve qe vetedigjeshin njererzit shijonin berxollat dhe qoftet e tyre, shija dhe aroma e te cilave bashkohej me eren e mishit qe digjej dhe vetem digjej

Është e cuditshme zhvlerësimi i një ngjarjeje kaq epike,e njëkohësisht dëshpëruese si greva. Një grup njerëzish zgjëdhin të sakrifikojnë apetitet tyre në ëmër të drejtavë të mohuara,e të së ardhmës të shungulluar nga ingranazhet drakonianë të burokracisë së kalbur,nën të cilën ne jetojmë sot. Ky zhvlerësim nuk është për t`u cuditur,në një vënd ku konceptet mbi të mirën dhe të keqen kaperthehen dhunshem e perhumbshem me njera tjetren, ku masa e panjohur e territ nderkohe ka filluar të përpijë gjymtyrët e një shoqërie ashtu si edhe vdekja fillon nga kycët ë ngjitët lart në trupin ë njëriut

U zgjova në mëngjes, dhe gjëja ë parë që bëra ishte hapja e televizorit për të parë lajmet e mëngjesit. Shkollen e kisha pasdite dhë harku kohor ndërmjet shtatës dhë tetës më jepte mundësi të informohesha për aktualitetin në vend. Menjëhërë, sytë më zunë sekuencat e një videoje ku një grup njerëzish,uniforma ë të cilëve humbtë përms ërrësirës (a thua se qellimi I policise se shtetit tretej ne abisin e terrorit politik),tentonin të shqyenin derën e fakultetit për të hyrë e për të ndërprerë grevën. Në atë momënt u stepa. Cfarë kërkonte policia në fakultet?Cfarë policie është ajo që shkallmon dhunshem derën e një fakulteti?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithmonë kam ndjerë keqardhje për policët. I kam parë gjithmonë heret mengjese ë netëve vone dukë patrulluar rrugëve, e duke zbatuar urdhërat e eproreve të tyre, që kushedi ku e me kë i kalonin ato fillim-ditë të hirta dimri e vere, ndërkohë që policët e shkretë merrnin urdhëra përmes celularit. Ishin këta njërëz, me një rrugë mizerabël që atë natë kishin ndërhyrë dhunshëm e kishin ndërprere atë sacrifice epike,pikerisht nga frika që pushteti ka ndaj studentevë dhe shpresa qe ata emetojne kur behen sebashku. Ulërimat e vajzave, dhe pamjet ku policet fëmra kapnin për flokësh e prej rreckash studentët e ngujuar,duke mos shfaqur asnje instikt memesie, më lanë një shije të hidhur atë mëngjes marsi. Më bëri të kuptoja se atë që nuk e bëri Ramiz Alia,25 vite më parë, e bënë këta që janë sot. Këta që dje ishin vetë studenë,pedagogë e qytëtarë,të cilët dolën dhë u përballën me shkopat e gomës dhe lopatat xheniere të një rrëgjimi të pafuqishëm aq sa nuk kishte me mundesi për të kontrolluar forcën e veta. Këtu nuk e kam fjalën për politikën. Politika është arti I mashtrimit publik e si të tillë ajo votëbesohet prej mjeshtërisë në të gënjyer e në të mashtruar,te pakten ne kete fshat te madh ku ne te gjithe jetojme. Ata të cilët më tmerruan me indiferencën e tyre ishte populli. Ishin prindërit e atyre studentëve, tromaksja mpirese e të cilëve i la bijtë e tyre vetëm. 25 vitë më parë populli u bashkua si një i vetëm ndaj një të keqejë të kalbur, sic ishte rregjimi monist,ndërsa sot në kushte optimale për t`u organizuar,ky popull krenar e njekohesisht pa pike dinjiteti te mbetur brenda vetes nuk mori guximin të solidarizohej më bijte e vet për një kauzë të rëndësishme universitare. Nuk ishtë fjala për të hedhur poshtë emrin e një diktatori nga ballina e universitetit,ishte një përpjekje thellesisht demokratike për të fituar barazi përballë dispozitavë juridike të Ministrisë së Arsimit qe e parashikonin qartesisht kete barazi,por qe burokracia nuk e pranonte, per sa kohe xhepat e saj nuk mbusheshin nga parate e shqiptareve

Atë ditë unë e humba besimin tek nervi shekullor i reagimit, aq shume te trumebetuar nga pandehmat kombetariste të kësaj shoqërie. Atë ditë kuptova së afera Doshi- Meta, shpërthyer nga një dorë e panjohur në ato pak ditë, zhduku atë pak vëmendje që video-ja kishte shkaktuar tek opinioni publik. Njerëzve iu interesonte më shumë historia e perëndive që kacafytëshin ne Olimp kush të kishte më shumë e kush më pak, sesa vuajtja e ardhur nga shpirti dhë zemra e një kombi, sic janë studentët

Bukovski me anë te Henri Cinaskit tregonte se amerikanët ishin një popull që votonin kandidatin për të cilin mbresat të linin të kujtoje më shumë vetveten. Kam pershtypjen se në Shqipëri politikanët punojnë sillën në përputhjë të plotë më atë cka do dhe reflekton një popull në tërësinë e vet:Pagdhendësinë. Që vulgu të flerë i qetë gjer në agim,mesnata për të ne nuk do të ketë mbarim

ME TE LEXUARAT