Rebelët në Jemen sulmojnë luftanijen e Arabisë Saudite, raportohen viktima (Video)

Rebelët Husi në Jemen kanë sulmuar luftanijen e Arabisë Saudite, ku të paktën 2 persona janë vrarë, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
‘Rebelët Husi sulmuan me bomba anijen saudite e cila ishte duke patrulluar në perëndim të Hudaydah’- shkruan agjencia shtetërore e lajmeve në Jemen, SPA. Gjatë këtij muaji, shkruajnë më tej mediat e huaja, roja bregdetare e Jemenit paralajmëroi luftanijet të mos synojnë objektivat civile të ngushticës strategjike të Bab el-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit.

Gjithashtu thuhet se ushtria e Jemenit kishte shkatërruar një luftanije saudite në një sulm me raketa në Bab el-Mandeb në tetor të vitit 2015. Përleshjet në Jemen arritën kulmin në mars të vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi sulmet ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve të lëvizjes shiite Husi dhe aleatëve të tyre, të cilët kanë pushtuar kryeqytetin San’a.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here