Real Madridi, i pamëshirshëm kundër Granadas

Sport

Real Madridi është treguar i pamëshirshëm kundër Granadas, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0, të shtunën në ‘Bernabeu’, në javën e 16-të të La Ligas.

‘Los Blancos’ në të gjitha aspektet janë treguar ekip shumë më i mirë se skuadra mike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e Zinedin Zidane arkëton edhe tri pikë të vlefshme në garën për titull të kampionit, transmeton KosovaPress.

Isco (12’, 31’), Benzema (21’), Ronaldo (27’) e Casemiro (58’) shënuan golat e fitores për Real Madridin, e cila tani ka 40 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë së Barcelona, e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Granada është e parafundit me vetëm nëntë pikë.

ME TE LEXUARAT