Fuqia ekonomike e Realit e Barcelonës tremb UEFA-n

24
Kliko per me shume info

Real Madrid dhe Barcelona janë, sipas UEFA-s, “Clubs Super”, që konsiderohen ekonomikisht të paarritshëm për të gjitha klubet e tjera të planetit.

Pas tyre vijnë klube prestigjioze, si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain. Qeveria europiane e futbollit vëren një rrezi midis mospërputhjeve që po ndodhin në këtë sport mes një elite të vogël, që gjithnjë e më shumë shkojnë larg, të paktën në aspektin ekonomik, disa nivele të panjohura deri më tani, dhe klubeve të tjera “normale”.

Kliko per me shume info

Për të marrë një ide të diferencës midis këtyre nëntë klubeve dhe ekipeve të tjera të top-ligat Europiane mjafton të kujtojmë se të ardhurat e kësaj elite janë rritur mesatarisht me 115 milionë euro në vit, në gjashtë vitet e fundit, nëse kemi parasysh vetëm anën e biznesit, pra sponsorët kryesorë dhe reklamat në fanella.Rritja mesatare në të njëjtën periudhë e klubeve të tjera është 1.1 milionë euro.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thotë në të njëjtin raport mbi rreziqet e këtij trendi: “Si mbrojtës e lojës së futbollit në Europë, UEFA duhet të mbetet vigjilente dhe të marrë parasysh tendencat më pak pozitive të theksuara në raport, si rritja e pagave, përqendrimi i sponsorizimit dhe i të ardhurave komerciale në mesin e një pjese të vogël të klubeve.”

E njëjta gjë ndodh në nivel ligash. Premier Legue është ekonomikisht ende pa konkurrent në këtë seksion, e ndjekur në distance nga La Liga, Bundesliga, Seria A dhe Ligue 1. Një gjë të bën më shumë përshtypje: 20 klube në Premier League kanë më shumë të ardhura, çdo vit, se mbi 597 klube në 48 ligat më të vogla në Europë, së bashku.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here