Reagon Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në territorin e Kosovës

Kosovë&Rajon

Policia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave ndërkombëtare se kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesë e organizatës terroriste ISIS, është kthyer në Kosovë së bashku më disa ushtarë tjerë.

Por, Policia e Kosovës e pyetur nga lajmi.net nëse ky grup së bashku me Lavdrim Muhaxheri kanë hyrë në Kosovë, kanë thënë se bazë të informacioneve që kanë Muhaxhiri nuk ndodhet brenda territorit të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sa i përket shqetësimit (pyetjes) tuaj, ne u konfirmojmë se i apostrofuari nga ana juaj nuk ndodhet në Kosovë, këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në pergjigjejen e Policisë së Kosovës, për lajmin.

Ndryshe mendiat ndërkombëtar ditë më parë kanë raportuar se Muhaxheri së bashku më 400 luftëtarët e tij më të besuar kanë braktisur zonat e luftës në Siri.

Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.

ME TE LEXUARAT