Reagimi/ “Veliaj shkoi me çarter në Paris, 70 mijë eurot ia pagoi një biznesmen”

Politikë

Sekretarja e marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma akuzoi kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili sipas demokrates ka shkuar në Paris me urgjencë me avion çarter dhe kostot ia ka mbuluar një biznesmen.

Grida Duma tha se ndërkohë që Veliaj ndodhej në Paris ka shpërndarë një kasetë sikur po inauguronte një kopësht në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e Grida Dumës:

Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit. Me të kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen. Avioni çarter është paguar nga biznesmeni. Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopësht në Tiranë. Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë.

Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë. Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë. Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike. Por rasti i fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për lluksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij.

Prandaj, Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro? Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter? Kush e pagoi çarterin? Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të Erjon Veliajt në Paris?

ME TE LEXUARAT