Reagimi i ashpër i vëllait të Haradinajt: Serbia “terroriste” s’mundet me e ndal Kosovën

Vëllai i Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook” lidhur me rastin e ndalimit të liderit të AAK-së dhe ka shprehur pakënaqësitë e tij. Ai thotë se Serbia nuk mund të ndalë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe ka thënë se mediet serbe kanë shkruar sikur shqiptarët janë terroristë, kur në fakt për të, terroriste është Qeveria e Serbisë me vendimet e saj.

“Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar shqiptarët si terroristë. A ka ma terroristë se qeverija e tyre! Ata i vranë të rinjtë serbë në lokalin Panda në Pejë, që me i akuzu’ shqiptarët si terroristë! Ata i terrorizuan bashkëvendasit e mi në emër të krimit që vetë e bënë! Por, s’kanë faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë një të vërtetë! Kosovën dhe rrugën e saj perëndimore s’munden me e ndal’ kurrë dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbajë për vete”, ka shkruar ai.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sot 549 vjet nga vdekja e Skënderbeut, ja si ‘’festohet’’ në Shqipëri

Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu mbush sot 549 vjet që ka ...