Ramush Haradinaj: Duhet të vendosim reciprocitet me Serbinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë për mediat kosovare se argumentet për pavlefshmërinë e fletë-ndalimit serb nuk janë marrë në shqyrtim nga gjykata, pasi Serbia nuk i ka paraqitur ende qëndrimet e veta.

Duke folur në një intervistë telefonike nga Franca për KTV, Haradinaj tha se ka udhëtuar edhe më herët në shumë vende të BE-së, por kësaj radhe i kanë shpjeguar se ka ndodhur një riaktivizim në INTERPOL me kërkesë të Serbisë.

Haradinaj ka thënë se në rrafshin personal nuk ka vërejte me mënyrën se si ka vepruar shteti gjatë këtyre ditëve. Por, Prishtina zyrtare është shumë e dobët në marrëdhënie me Serbinë, ka thënë Haradinaj, duke deklaruar se duhet të marrin shembull Kroacinë për reciprocitet me Serbinë.

Haradinaj nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Presidentit kosovar Hashim Thaçi, se bileta për në inaugurimin e presidentit Donald Trump mund të blihet 500 dollarë, duke aluduar në ftesën që Haradinaj thoshte se e kishte për këtë ceremoni.

“Duket e vështirë që do të shkoj për shkak se procedurat mund të zgjasin edhe një javë. Shpresoj të jem në Uashington. Është nder për Kosovën kushdo i yni që shkon në Uashington”, tha Haradinaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rusia i fal Serbisë armë super të fuqishme

Gazeta kroate “Jutarnji list” në numrin e sotëm merret me furnizimin e ...