Reagimi/ “Rama për pushtet do “vrasë” këdo që i del para”

Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Salinji shprehet se “në këtë qeveri nuk dihet ke zyrtarin apo kriminelin përballë”.

Reagimi:

Është krimi në krye të qeverisë apo qeveria qe funksionon me mjete kriminale. Kjo shumice ndërtoi batakun ku secili në politikë shihet si pis, për shkak se të gjitha asetet qeveritare perdoren vetëm per të fituar para për interesa vetjake ndërsa pushteti frikëson e dhunon qytetarët!

Kjo qeveri brenda vetes njëri akuzon tjetrin për lidhje të krimit me politikën, për inkriminimin e administratës, për përdorimin e policisë per zgjedhjet, për përdorimin e policisë për korrje droge, për lidhje kriminale me biznesin e mafias etj, do të shkojë në zgjedhje duke përdorur çdo armë për të deformuar vullnetin ë shqiptarëve.
Edi Rama i trajton zgjedhjet si luftë dhe siç e ka treguar do “vrasë” për pushtet kedo që i del para.

Kushdo që mendon që kjo qeveri bën zgjedhje të lira dhe të ndershme më e pakta është në naivitet të plotë! Revolta dhe presioni qytetar jane zgjidhja e vetme në këtë sitúatë, kthimi i sovranitetit tek populli sa më parë, sa më shpejt!.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Moderatorja Vasili: Nëse do të kishit Zotin përpara, çfarë do t’i thoshit?, përgjigjia e Ramës do t’ju befasojë

Një natë më parë Rama ishte i ftuar në emsionin ‘’Me studio ...