Rama publikon foto pas koncertit, Shkëlzen Doli ulur në karrigen e Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama i shprehu mirënjohjen Shkëlzen Dolit dhe Ansamblit Filharmonik të Vjenës për mbrëmjen fantastike që i dhuruan Shqipërisë, Kosovës e gjithë shqiptarëve.

Kryeministri Rama publikoi një album me fotografi nga ky koncert, ndërsa vlerësoi se “Koncerti i Vjenës në Tiranë mori ngjyra të veçanta falë gjetjes së bukur të qelesheve, rakisë dhe dollisë së ngritur nga instrumentistët vjenezë në gjuhën shqipe: GËZUAR VITIN E RI”.

Një ditë pas koncertit tradicional në Vjenë, që mbahet më 1 janar të çdo viti, bashkë më Shkëlzen Dolin në Tiranë mbërritën dhe 36 artistë për t’u bërë pjesë e këtij koncerti madhështor.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërkon shuarjen e masës së sigurisë, ja vendimi i gjykatës për Mark Frrokun

Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për kerkësën e Mark Frokut, i ...