“Sot Edi Rama nuk ka nevojë për Ilir Metën. Ka ngritur aleancë me…”

16
Kliko per me shume info

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Ylli Manjani u shkarkua pas mosmarrëveshjeve që kishte me kreun e qeverisë, Edi Ramën.

Basha thotë se shkarkimi i Manjanit dhe nënshtrimi i Metës nga Rama vjen për shkak të lidhjeve që Kryeministri ka me botën e krimit dhe parasë.

Kliko per me shume info

Lideri i opozitës thotë se akuzat e lëshuara nga Manjani për qeverinë “Rama” janë konfirmimi i të vërtetave të denoncuara publikisht nga ana e opozitës.

“Manjani theu kodin e heshtjes. Deklarata e Manjnanit është një konfirmimim tjetër i të vërtetave që opozita ka denoncuar, propaganda qeveritare nuk i mbulon dot më këto të vërteta.

Sot Edi Rama nuk ka nevojë për Ilir Metën, nuk ka më nevojë për një qeveri politike. Ka ngritur një aleancë kriminale, pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të parasë. Arroganca e Edi Ramës sot për shkarkimin e ministrit dhe nënshtrimi i Metës tregojnë lidhjen e qeverisë me krimin. Edi Rama peng i krimit, Ilir Meta peng i tij” -u shpreh Basha.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here