Zgjedhjet e qershorit, Edi Rama mbledh qeverinë “e PS”; mungon LSI

Kryeministri Edi Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bërë gati Partinë Socialiste për zgjedhjet e qershorit.

Ai ka patur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin ‎socialist, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse.

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.

‎Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkarkimi i Elvis Roshit, Nishani dekretoin datën e zgjedhjeve të reja në Kavajë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie, bashkia ...