Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkrimit të gazetës prestigjioze italiane “La Repubblica” që shkruante se në disa fshatra të Shqipërisë valëvitet flamuri i ISIS.
Më tej në artikull kjo gazetë shkruante se disa shqiptarë xhihadistë kanë lidhje të forta me kreun e ISIS-it, Al-Bagdadin.
Duke iu përgjigjur komenteve të lexuesve në faqen e tij në “Facebook”, Rama shkruan: Nje genjeshter e madhe po cfare te besh, keshtu po shkon kjo pune kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet kush lexon dizinformohet!