Qeveria shqiptare vendos: Tri ditë pushim për prindërit me fëmijë të mitur

22
Kliko per me shume info

Këshilli i Ministrave vendosi të martën që të caktojë ditë pushimi datat 4, 5 dhe 6 janar, për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur dhe që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, të cilët janë nëpunës civilë apo punonjës të tjerë të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Pas vendimit të sotëm të ministrisë së Shëndetësisë, që vendosi shtyrjen e datës së fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend, qeveria vijoi masat parandaluese duke caktuar tre ditë të tjera pushimi.

Kliko per me shume info

Qeveria gjithashtu u bën thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor.

Në vijim të këtyre masave, është parashikuar që çerdhet, kopshtet dhe shkollat 9-vjeçare e të mesme, të qëndrojnë mbyllur deri më 9 janar, kur edhe pritet të rifillojë procesi mësimor, i ndërprerë për shkak të pushimeve nga festat e fundvitit.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

2 COMMENTS

  1. Qeverria tall b….n ne vend qe te hap vende pune per te punesuar njerezit ajo p.o. tallet me populline

    • Po clidhje ka puna me masat o njeri. Ka bere shume mire. Shko shiko urgjencat cfare behet. Sa me larg me personat e prekur nga gripi.Jeta kolektive I favorizon. Prandaj e ka bere mire. Po ku merni vesh ju nga mjeksia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here