Si të aplikoni për punë në Gjermani, të gjitha dokumentet që iu duhen

Aktualitet

Qendra Gjermane e Informacionit për Emigracion ka zhvilluar këtë të martë një takim me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Përfaqësuesit e qendrës kanë informuar të rinjtë e Fakultetit Ekonomik mbi mundësinë e punësimit në Gjermani, si për studentët, ashtu edhe për nxënësit e shkollave profesionale gjatë sezonit të verës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Koordinatori Florenc Qosja ka sqaruar se, aplikimet dhe kriteret janë shumë të thjeshta, duke nënvizuar se gjuha e huaj nuk është e domosdoshme, nuk ka nevojë për vizë pune, por mjafton të plotësohet formulari me të dhënat personale, shoqëruar me një vërtetim nga shkolla përkatëse shkruan atsh.

“Sa u takon punëve që ofrohen, ato nuk kërkojnë eksperiencë. Ato janë punë në bujqësi, paketime, pastrime, ndihmësa, etj”, ka saktësuar Qosja.

Aplikimet duhet të bëhen deri më 31 janar dhe formularët duhet të dorëzohen pranë qendrës, në Tiranë.

ME TE LEXUARAT