PS i kthen ‘borxhin’ LSI: Mbase duhet ta provoni sa vleni të vetëm në zgjedhje

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetes së LSI-së, Silva Caka, të cilët paralajmëruan mundësinë e daljes pa PS-në në zgjedhjet parlamentare.

Deputeti socialist, Vladimir Kosta i ka kthyer përgjigje LSI-së duke shtuar se kjo sjellje “më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike”.

Statisi i Kostës:

Ministri i Drejtësisë dhe një kolege e LSI-së nuk e fshehin se nuk janë komod me kolalicionin me PS. Shumë nga aryset që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend. Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po e çorienton elektoratin e majtë. Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike. Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje… Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkarkimi i Elvis Roshit, Nishani dekretoin datën e zgjedhjeve të reja në Kavajë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie, bashkia ...