Prokurorja shqiptare që heton zyrtarët e lartë, personalitet i vitit në Maqedoni

Kosovë&Rajon

Gazeta ‘Utrinski Vesnik’ ka shpallur listën e personave që i dhanë vulën e vet vitit 2016 në Maqedoni, ku në mesin e tyre është edhe shqiptarja Fatime Fetai, njëra nga prokuroret e Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë, shkruan Telegrafi

Zonja e re dhe e bukur nga Negotina e Gostivarit ishte ndër personalitetet më të ekspozuar në publik gjatë vitit të kaluar, duke shpalosur me guxim dhe elokuencë mahnitëse paditë kundër zyrtarëve të lartë maqedonas për krime të ndryshme që po i heton Specialja.

Katër te tjerët, të përzgjedhurit e gazetës janë:

Marko Çalasan, mjeshtri i Teknologjisë Informative që Maqedonisë i mbajti ligjerata për arrtije, pavarësisht moshës,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nina Angelovska, ndërmarrëse dhe udhëheqëse e kompanisë për blerje online ”Grouper” që vlerësohet se ka bërë revolucion në e-tregti,

Ana Çolloviq-Leshoska, drejtoreshë e ”Ekosvest” që e pengoi ndërtimin e hidrocentralit ”Ura e Boshkut” në parkun nacional ”Mavrova” dhe

Milan Andov, fotograf nga Maqedonia, që mahniti Londrën me fotografitë e shkrepura në Maqedoni.

ME TE LEXUARAT