Dënohet me 3 vite e gjysmë burg kryeprokurorja që hetoi krimin e organizuar

Bota

Ish-kryeprokurorja dhe ish-zyrtari i lartë i Tatimeve janë dënuar me burgim të enjten, pas dyshimeve se kishin pranuar ryshfet nga një biznesmen, i cili kërkonte që një çështje ligjore të zgjidhej në favor të tij.

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë i dha Alina Bica, ish-kryeprokurore e agjencisë që hetonte krimin e organizuar dhe terrorizmin, dënimin prej 3 vitesh e gjysmë heqje lirie për shkak se ndihmoi një shkelës ligji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gjykates, dhe ish-kreu i Autoritetit të Tatim-Taksave, Serban Pop u dënua me 5 vite burgim, për ndihmesë në trafikim.

Biznesmeni Horia Simu nuk mbeti, gjithsesi, i padënuar. Ai mori 4 vite heqje lirie për blerje të ndikimit. Megjithatë të gjitha vendimet janë të apelueshme.

Prokurorët thanë se Pop, i cili vepronte në emër të Simu, i dha Bicës një ryshfet prej 17.500 eurosh në nëntor të vitit 2014. Në këmbim, Bica zëvendësoi një prokuror që po hetonte Simun për parregullsi, ku përfshihej edhe programi shtetëror i rikthimit të pronave, si dhe ushtroi presion ndaj një tjetër prokurori për të pezulluar çështjen.

Prokurorët thonë se Simu dyshohet të ketë marrë pjesë në skemën, që rezultoi të ishte një supershpenzim qeveritar për kompensimin e një toke të konfiskuar në periudhën komuniste prej afro 97 mijë metrash katrorë.

ME TE LEXUARAT