Prokuroria serbe zgjeron akuzat ndaj Ramush Haradinajt

Kosovë&Rajon

Prokuroria e Krimeve të Luftës i ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë urdhëresën për zgjerimin e aktakuzës kundër Ramush Haradinajt me prova të reja, shkruajnë mediat në Serbi.

Urdhëresa do të përkthehet deri në fund të kësaj jave dhe do të dërgohet në Francë lidhur me një vendim për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, i është thënë agjensisë Tanjug në Ministrinë e Drejtësisë, raporton B92.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Drejtësisë e ka përcjellur në Francë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt me dokumentacionin shoqërues, për hetimin e krimeve për të cilat është i dyshuar dhe që është inicuar në vitin 2004.

Urdhëresa për zgjerimin e hetimeve ka të bëjë me veprat të cilat nuk ishin të përfshira në hetimin kundër Haradinajt, që është udhëhequr që nga viti 2004, e në bazë të të cilit është lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

Serbia e kërkon Haradinajn për krime që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës e për të cilat Tribunali e kishte liruar.

Autoritetet gjyqësore serbe pretendojnë se kanë prova të reja që nuk janë paraqitur në Hagë.

ME TE LEXUARAT