Prokurori përfiton nga amnistia, por e telefonojnë nga burgu: Rikthehu!

Aktualitet

Prokurori Haxhi Giut përfitoi sot nga amnistia, por si duket nuk zgjati shumë dhe drejtori i burgut të Peqinit e ka telefonuar duke i kërkuar rikthim në qelitë e burgut.

Vetë ish-prokurori pohoi se e kishin telefonuar nga burgu, ku i kërkonin që ai të shkonte sërish atje. “Më telefonuan nga burgu, më kërkojnë të kthehem”, tha Giu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-Prokurorit të Krujës, Haxhi Giu i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg ka përfitur sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinint që në mëngjes. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shporin nga Shkodra, të cilit Giu në këmbim të një shume të majme parash, plot 29 mijë euro, tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi”. Ish-prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015, rreth orës 15:13, teksa udhëtonte në makinën e tij nga efektivët e Policisë së Tiranës “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori. Ditën e sotme 130 persona kanë lënë qelinë e burgut të Peqinit, duke përfituar nga amnistia.

ME TE LEXUARAT