Prindërit i ka të droguar, 18-vjeçarja i shkruan një letër prekëse

Fëmijët jo të gjithë jetojnë një fëmijëri të bukur sic duhet. Kështu është dhe Chelsea Cameron. Ajo, që në moshën 7 vjeçare është marrë nga punonjësit social dhe nuk i ka takuar prindërit. Chelsea këmbënguli shumë dhe arriti të vazhdojë studimet e saj, edhe pse duhet të duronte fyerjet nga nxënësit e shkollës.
Në letër ajo tregon me krenari dashurinë që ka për prindërit e saj, mënyrën se si ata e mësuan se droga të shkatërron jetën dhe familjen.
“Mami dhe babi, faleminderit që më mësuat se droga të shktërron jetën, ndan familjen dhe nuk i jep askujt vlera të mira për jetën. Unë do ju jem gjithmonë mirënjohëse për këtë mësim që më keni dhënë, i cili ka një mesazh që do të mbetet gjithmonë me mua. Prej shembullit tuaj, unë nuk do të kem kurrë dëshirë të marr lëndë narkotike,” – shkruan Chelsea.
Pasi ka lexuar letrën në blogun e Chelsea, mamaja e saj Tammy thotë se ndihet fajtore për gjithçka dhe se është krenare për vajzën e saj. 18 vjecarja e mban mend pamjen e babait të saj, Alexander që kur policia erdhi dhe e mori në shtëpi. Ndihet keq që prindërit nuk e panë teksa rritej, por e ka shkruajtur letrën për fëmijët që nuk duhet të ndikohen nga sjellja e prindërve të tyre.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drogë, pije alkolike dhe seks, ja festa e çmendur e studentëve pranë policëve(Foto +16)

Pushimet verore kanë nisur në SHBA dhe Meksikë, bashkë me këtë stinë ...