Kush mendon se veshja e Ledina Celos gjatë prezantimit të festivalit ne RTSH ishte e ekzagjeruar, gabohet.
Veshja e saj nuk ka qenë asgjë përpara veshjes së prezantueses spanjolle, të cilat nuk i kanë dalë të pasmet në shesh, por më shumë se kaq.
Eloisa, është 35-vjeçe dhe me rastin e Vitit të Ri, televizioni spanjoll i kishte besuar prezantimin e spektaklit gjatë ndërrimit të viteve.
Ajo u shfaq me një fustan të kuq të gjatë me të carë, por gjatë kohës që ajo po bisedonte me të ftuarit, një lëvizje e saj ka treguar më shumë seç duhet.
Të pranishmit janë kënaqur me atë që kanë parë, ndërsa bukuroshja u shpreh se ishte me mbathje, por në kamera duket e kundërta.