Pret pemët e portokallit, shkak çmimi i ulët: S`po nxjerrim dot as shpenzimet

Aktualitet

Ervin Qosja prej 17-vjetësh merret me kultivimin e agrumeve ne fshatin Shegas të Lushnjes. Sipërfaqja e kultivuar me portokajve është rritur do vit. Por sivjet, ai vendosi t’i presë pemët pasi çmimi i shitjes nuk mbulon as kostot.

“I preva, pasi nuk ka treg. Kam shkuar disa herë në treg dhe e kam shitur me 100 lekë të vjetra kilen. Shpenzimet kanë qenë të mëdha dhe fitimet zero, për këtë arsye vendosa t’i pres”, shprehet Ervin Qosja, fermer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç mungesës së tregut, situatën këtë vit e rënduan edhe temperaturat e ulëta që në Lushnje kapen shifrat e -12 gradë celsius çka dëmtuan të gjithë prodhimin e lënë pa u mbledhur. Ndaj, Kajmak Qosja kërkon ndihmë nga shteti pasi dëmi është i pa përballueshëm.

“Këtu është bërë një dëm i madh. Sa ka arritur të thahet edhe si pemë. Kërkojmë ndihmë nga shteti, nëse kanë mundësi edhe ata”, shprehet fermeri Kajmak Qosja.

Ervini dhe Kajmaku nuk janë të vetmit në rrethin e Lushnjes që kultivojnë agrume. Shumë fermerë të tjerë kanë humbur miliona lekë investime dhe kanë shpallur falimentin./tch

ME TE LEXUARAT