Kryente vepra të turpshme në sy të vajzës dhe mbante armë pa leje, në pranga 56-vjeçari nga Durrësi(Emri)

Aktualitet

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestur pasi akuzohet se kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur. Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se është arrestuar shtetasi Qemal Lushi, 56 vjeç. Ndaj Q.Lushit ka bërë kallëzim vajza e tij e mitur shtetësia L.L. 13 vjeçe, e cila pohon se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar i’ u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4 fishekë çiftje, të cilët i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”dhe”Dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT