Ushtronte dhunë tek familjarët dhe mbante armë pa leje, në pranga 19 vjeçar nga Rrogozhina

Një 19 vjeçar nga Rrogozhina ka rënë në pranga pasi akuzohej se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe. Burime nga policia bënë me dije se është arrestuari shtetasi Agim D., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale Një armë zjarri, pushkë, model 56.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Masakruan me thikë të riun në Vlorë, lirohet 27-vjeçari, vëllai merr përsipër krimin: Unë jam vrasësi

Policia e Vlorës dy ditë pas vdekjes së 22-vjecarit Armando Rrapaj, ka ...