Porosit pica në Itali, shqiptari terrorizon shpërndarësin

Soft

 Shakatë pa kripë të shqiptarëve janë një zakon i keq.  Një italian e ka pësuar keq. Shqiptari, Giulio Brakaj që jeton në Itali pasi ka porositur pica në apartamentin e tij ka vendosur t’i bëjë një surprizë shpërndarësit, aspak të këndshme duhet thënë.

Ai ka krijuar një skenë krimi, sikur brenda apartamentit ndodhet një i vdekur. Shoku i tij, shtiret si i vdekur dhe mban në kokë një qese të zezë plehrash, ndërsa në trup ka njolla të kuqe, të bëra me salce ose bojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi tjetër, që shtiret si vrasësi, mban në dorë një thikë të madhe. Djali porosit një picë dhe kur ajo mbërrin në destinacion, mund ta merrni vetë me mend se çfarë i ndodh shpërndarësit. Shikojeni vetë reagimin e tij!

ME TE LEXUARAT