Polumbarë të RENEA-s në Bunë, vijojnë kërkimet për trupin e 70-vjeçarit

Vijojnë kërkimet në lumin Bunë për trupin e pajetë të 70 vjeçarit. Mësohet se Polumbarë të RENEA-s nuk kanë ndalur kërkimet për Filip Shllaku, nga fshati Darragjat, ku dyshohet se tre dite më parë është mbytur aksidentalisht.
Policia vazhdon kërkimet me mjete lundruese dhe polumbarë përgjatë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet se mund të ndodhet trupi i 70-vjeçarit.

Mësohet se 70-vjeçari kishte shkuar pranë lumit Buna, për të mbushur ujë dhe nuk është kthyer më në banesë. Familjarët dyshojnë se ai ka rrëshqitur në lumë. Fare pranë bregut të lumit është gjetur dhe kapuçi që i përket 70-vjeçarit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Përplasja e dy motorave, humb jetën i riu

Humb jeten drejtuesi një prej motorave të aksidentuar një ditë më parë ...